LDK-ja e ka përmbyllur fushatën pesë ditore për kryetar të komunës së Drenasit

LDK-ja e ka përmbyllur fushatën pesë ditore për kryetar të komunës së Drenasit

Dega e LDK-së në Drenas e ka përmbyllur fushatën pesë ditore për kryetar të komunës. Në përmbyllje të fushatës kanë marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës  dhe kryetari i LDK-së Isa Mustafa, zëvendëskryeministri  Ramiz Kelmendi, Arban Abrashi  dhe zyrtarë tjerë të kësaj partie.Gjatë fjalimit të tij në tubimin përmbyllës kryeministri Mustafa tha se kjo pjesëmarrje e njerëzve që ishin mbledhur në Palestrën e Sporteve flet më së miri se LDK po kthehet “fuqishëm në Drenas, në vendin e saj”.“Radhët e LDK-së po zgjerohen çdo  ditë dhe unë jam i lumtur. Këto radhë i kanë qëndruar besnik LDK-së për 25 vjet”, tha Mustafa.Kandidati i LDK-së për kryetar të Drenasit, Bedri Nika tha se me LDK-në, Drenasit do t’i kthehet dinjiteti.  Nika ftoi qytetarët që më 4 dhjetor t’ia kthejnë Drenasit “ndryshimin e madh”

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Në takimin me kryetarin francez, Emmanuel Macron nuk kishte zotim që do të ketë liberalizim të vizave

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryetarin e Francës, Emmanuel Macron

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti,  ditë më parë, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin e …