Brickos

NISMA për Kosovën mbylli fushatën për zgjedhjen e kryetarit të komunës së Drenasit

NISMA për Kosovën mbylli fushatën për zgjedhjen e kryetarit të komunës së Drenasit

NISMA për Kosovën në prani të shumë qytetarëve, në Palestrën e Sporteve në Drenas, sot e mbylli fushatën për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Drenasit. Shumë qytetarë, anëtarë e simpatizantë të NISMA për Kosovën, ishin sot në mbështetje të kandidatit Isa Xhemajlaj për kryetar të Drenasit. Të pranishëm në këtë tubim të mbylljes së fushatës për zgjedhjet për kryetar të komunës që do të mbahen më 4 dhjetor në Drenas, ishin; kryetari i Këshillit Kombëtar, Jakup Krasniqi, kryetari i NISMËS, Fatmir Limaj, deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, anëtarë të kryesisë, dhe deputetë të NISMA për Kosovën.

 Në tubimin përmbyllës të fushatës së NISMA’s në Drenas, fjalim rasti për të mbështetur kandidatin e NISMA’s, Isa Xhemajlaj, ka mbajtur kryetari i Këshillit Kombëtar, Jakup Krasniqi, ku tha se ku do që kemi shkuar e këdo qe kemi takuar gjatë këtyre ditëve kemi parë të secili qytetar gatishmëri për të ndryshuar qeverisjen në Drenas. Krasniqi tha se ndryshimi në Drenas ka vetëm një emër, dhe ai është Isa Xhemajlaj. Drenasi duhet ta ndryshoj qeverisjen për nder dhe për hatër të Isa Xhemajlajt, i cili në gjithë këto vjet të jetës së tij të angazhimit arsimor, ushtarak dhe politik, i ka bërë për hir të qytetarëve të Drenasit, dhe për hir të ardhmërisë së këtyre qytetarëve. Kryetari i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj, në mbylljen e fushatës për zgjedhjet për kryetar të Drenasit, u ka bërë thirrje qytetarëve që të votohet për kandidatin e NISMA’s, Isa Xhemajlaj.

Kandidati për kryetar të Drenasit, nga radhët e NISMA për Kosovën, Isa Xhemajlaj, me rastin e mbylljes së fushatës zgjedhore për kryetar të kësaj komune, ka treguar se pse ai është i duhuri për të qenë kryetar i Drenasit. Para shumë qytetarëve të Drenasit, tha se me bindje dhe besim të plotë u them se në çdo takim ku isha gjatë këtyre ditëve, në Drenas jam pritur me dashuri dhe respekt, dhe për këtë u jam mirënjohës të gjithëve. Ndërsa, Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, tha se ata që e kanë dëshiruar dënimin e bashkëluftëtarëve tanë e kanë pru Drenasin në zgjedhje.  Drenasi i ka ofruar çdo gjë Kosovës, e Kosova shumë pak Drenasit, andaj sot ju ka ardhë dita që me ndryshu gjendjen, me ia dhënë besimin një bashkëluftëtari e bashkëveprimtari tuaj, Isa Xhemajlajt, e që nga e hënë të fillon ndryshimi në Drenas, e nga pranvera edhe në gjithë Kosovën, ka thënë deputeti i AAK’së, Daut Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, tha se i vjen keq nga deklaratat e Greqisë, për Fredi Belerin

Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, tha se i vjen keq nga deklaratat e Greqisë, për Fredi Belerin

Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, tha se i vjen keq  nga deklaratat e …