LDK

LDK-ja ka koordinim të plotë me kryesinë e partisë dhe kryetarin, lidhur me Vetëvendosjen

Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se në koordinim të plotë me kryesinë e partisë dhe kryetarin, Isa Mustafa përkrahin qëndrimin e Kryesisë në lidhje me partnerin e koalicionit dhe zhvillimet e fundit në vend. “Me shqetësimin e thellë rreth situatës pandemike në Kosovë dhe duke konstatuar përgjegjësinë e kryeministrit Albin Kurti dhe partisë së tij, Lëvizjes Vetëvendosje për shkaktimin e krizës politike, strukturat drejtuese qendrore dhe lokale të Lidhjes Demokratike të Kosovës, kryetarët e Degëve presin nga përfaqësuesit tonë në Qeveri dhe Kuvend që të përfaqësojnë LDK-në dhe politikat e saj me dinjitet dhe ta mbrojnë legjitimitetin që e kanë marrë përmes votuesve tanë. Për LDK-në, partneriteti me SHBA dhe aleatët është jetik për të sotmen dhe të ardhmen e Kosovës”, thuhet në njoftimin për medie.

Kontrolloni gjithashtu

Ferid Agani

Ferid Agani: Kodi Civil po mbahet peng i një paragrafi, është agjendë politike pseudoliberale

Kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, kritikon Kodit Civil, duke thënë se neni për …