Teherani nuk e pranon ndihmën amerikane pasi mendon se virusin e krijuan vetë ata për ta goditur popullit e Iranit

Teherani nuk e pranon ndihmën amerikane pasi mendon se virusin e krijuan vetë ata për ta goditur popullit e Iranit

Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatullah Ali Hamenei, ka refuzuar mundësinë e çdo ndihme amerikane me rastin e shpërthimit të coronavirusit dhe duke sugjeruar se virusi ishte një “helm” i krijuar nga ata posaçërisht për të vrarë iranianët. Duke vuajtur nën peshën e sanksioneve të rrepta të vendosura me urdhër të presidentit amerikan Donald Trump, Irani është bërë një nga vendet më të goditura në botë në pandeminë në vazhdim të coronavirusit.  Të mërkurën, Sekretari i Shtetit, Mike Pompoe njoftoi se do të shtohen më shumë sanksione për Iranin, pavarësisht raporteve që kombi i Gjirit Persik tashmë po përpiqej të merrte pajisje të nevojshme mjekësore për të luftuar shpërthimin. Disa udhëheqës kinezë kanë sugjeruar që coronavirusi ishte krijuar në një laborator nga SHBA për të synuar vendin e tyre, i cili ishte i pari në botë që u godit nga virusi. “Unë nuk e di se sa e vërtetë është kjo akuzë, por kur ekziston, kush do t’ju besonte t’ju sillni atyre ilaçe?”, tha udhëheqësi iranian, duke iu referuar teorisë së komplotit. “Ndoshta ilaçi juaj është një mënyrë për të përhapur më shumë virusin”.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Nëse Kosova ka nevojë për ndryshim në 2024, duhet të shohë drejt PDK-së

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka bërë thirrje për një rishikim …