Shpend Ahmeti

LDK-ja ngutet që ta akuzojë Shpend Ahmetin për mbytjen e fëmijëve

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i është përgjigjur LDK-së, e cila me të mësuar lajmën për mbytjen e dy fëmijëve  përnjëherë fajin e ka adresuar te kryetari  me kërkesë për dorëheqje, pavarësisht se gropa mund të jetë hapur në kohën e Isa Mustafës. Ahmeti ka thënë se të gjithë ata që mendojnë se një post politik është më i rëndësishëm se një jetë njeriu e kanë shumë gabim. Gropat e tilla janë pasojë e viteve të korrupsionit, neglizhencës e ndjekjes së profitit në kurriz të njerëzve e humanitetit. “Sot ndihem i pafuqishëm. Gropat e tilla janë pasojë e viteve të korrupsionit, neglizhencës e ndjekjes së profitit në kurriz të njerëzve e humanitetit (kjo e sotit disa vite e vjetër)”, ka thënë Ahmeti. “Të gjithë ata që mendojnë se një post politik është më i rëndësishëm se një jetë njeriu e kanë shumë gabim”, ka shtuar më tej ai. Ahmeti ka thënë se këto gropa do të na marrin edhe shumë jetë derisa të mbyllen.  “Sot po qaj për ata dy fëmijë, edhe për shumë të tjerë që e humben jetën nga pamundësia për t’i mbrojtur nga e keqja që na ka kapluar në vitet e fundit”, ka thënë Ahmeti.

Kontrolloni gjithashtu

Fahri Fazliu: Ndihem krenar me të kaluarën lavdishme! Unë gjatë luftës sonë çlirimtare dhe fitimtare, kisha vetëm 8 vjet

Fahri Fazliu ka reaguar pas ndalimit nga EULEX-i me urdhër të Zyrës së Prokurorit të …