U përkujtua dëbimi dhe shpërngulja masive e popullatës shqiptare nga trojet e tyre në Kosovën Lindore

U përkujtua dëbimi dhe shpërngulja masive e popullatës shqiptare nga trojet e tyre në Kosovën Lindore

Sot në Prishtinë në selinë e Shoqatës së të Burgosurve Politikë u përkujtua dëbimi, shpërngulja dhe zhvendosja masive e popullatës  shqiptare nga trojet e tyre në  Kosovën Lindore. Pjesëmarrësit në këtë aktivitet përkujtimor thanë se Prishtina dhe Tirana zyrtare duhet të bëjnë më shumë për popullatën e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit. Më tutje u tha se Qeveria e Kosovës dhe Shqipërisë, si dhe subjektet politike të kësaj ane duhet urgjentisht të zgjidhin çështjen e të drejtave të shqiptarëve në atë pjesë, por gjithashtu duhet të ndahet një fond prej 10 milionë eurosh për investime. Ndërkohë, deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes për Bashkim, Raif Qela theksoi se shqiptarët e dëbuar duhet të bëjnë më shumë presion ndaj institucioneve të Kosovës që të marrin me seriozitet këtë problem. Ai shtoi më tutje se këto institucione duhet marrin parasysh kërkesat e shqiptarëve, ashtu sikur po merren parasysh kërkesat e qeverisë serbe për qytetarët serb në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Adrian Gjini: Kryeministri Kurti, Ideologjikisht është tipik anti-amerikan

Nënkryetari i AAK-së, z. Adrian Gjini, ka kritikuar kryetarin  e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, për …