Lekaj: Haradinaj i ka 61 deputetë për ta formuar qeverinë

Lekaj: Haradinaj i ka 61 deputetë për ta formuar qeverinë

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka bërë me dije se kandidati për kryeministër i koalicionit PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, i ka siguruar 61 vota për formimin e qeverisë. Në një intervistë për “Epokën e re”, Lekaj ka thënë se pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve do të bëhet konstituimi i institucioneve të reja. “Ramush Haradinaj e ka mbështetjen e shumë deputetëve edhe nga LDK-ja, edhe nga AKR-ja, edhe nga subjektet e tjera”, është shprehur Lekaj. Ai ka thënë se nuk ka gjasa teorike që Albin Kurti ta formojë qeverinë meqë tani, sipas tij, Haradinaj i ka numrat dhe në kohën më të shkurtër do ta formojë qeverinë.

Kontrolloni gjithashtu

Haga heq kufizimet për disa vizitorë të Hashim Thaçit, ndalesa vazhdon për katër të tjerë

Gjyqtari Christopher Gosnell ka marrë më 21 shtator vendim për ndryshimin e kufizimeve lidhur me …