Lekaj

Lekaj: Përgjegjësia bie mbi Qeverinë

Pal Lekaj shefi i Grupit parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka thënë se opozita nuk ndien asnjë përgjegjësi nëse shkaku i demarkacionit me Malin e Zi shtyhet liberalizimi i vizave. Nëse kjo ndodh, Lekaj ka thënë se përgjegjësia bie Qeverinë, e cila, sipas tij, i ka dy të tretat e votave. Shefi i GP të AAK-së, i ka bërë thirrje Qeverisë ta pranojë gabimin që ka bërë për demarkacionin me Malin e Zi, duke kërkuar formimin e një Komisioni të ri për ta rinegociuar marrëveshjen. Ai ka thënë se AAK-ja, do të ndiente përgjegjësi vetëm në rast se do ta përkrahte ndonjë marrëveshje që i cenon interesat e Kosovës. Liberalizimi i vizave vështirë se do të ndodhë derisa nuk luftohen krimi i organizuar dhe korrupsioni.

Kontrolloni gjithashtu

IKD: Kriza politike ka lënë dhjetëra institucione me mandate të skaduara dhe pozita të paplotësuara

Instituti i Kosovës për Drejtësi ka ngritur alarmin se dhjetëra institucione dhe agjenci të pavarura …