KEK
Fillimi / Lajmet / Lekë Bicaj, djali i Lefter Bicajt-Komandant Telit, reagon kundër fyerjes së luftës çlirimtare nga tradhtarët
Lefter Lutfi Koxhaj (22.9.1969 - 7.8.2001)

Lekë Bicaj, djali i Lefter Bicajt-Komandant Telit, reagon kundër fyerjes së luftës çlirimtare nga tradhtarët

Në një letër e cila është botuar në “Tetova Sot”, Lekë Bicaj, djali i Lefter Bicajt-Komandant Telit, i cili ka rënë rrethim në vitin 2001 në fund të luftës së Ushtrisë Çlirtimtare Kombëtare,  ka reaguar kundër fyerjes, që qarqet tradhtare e mercenare po i bëjnë luftës që bëri babai i tij dhe çlirimtarët e trojeve shqiptare. Në letrën  e tij Lekë Bicaj shkruan: Është lehtë kur ju thoni, Allahu në xhenet. Është lehtë edhe kur një kundërshtar apo tradhtar humb dorëm e tij mëkatare duke shkruar komente nëpër rrjete sociale, që nuk i lexon askush. Po a e kemi ne të lehtë që po rritemi si mos më keq, kur na thoni të mos e ngremë kokën ne që kemi humbur prindërit tanë. E ju sot falë gjakut të atij Telit dhe bashkëluftëtarëve të tij jetoni me bollëk dhe talleni me lotët tanë. Ju jeni ata që e fshihni mllefin edhe sot ashtu si në ditët kur i futët në kurth dhe kur paguat para për helmin që u hodhët dhe i vutë në gjumë. Lufta e Komandant Telit, tani në vitin 2016 është e shkruar, por tradhtia nuk mbulohet kurrë. Pse nuk dolët në vitin 2001 në Haraqinë, kur luftën mbi shpatulla e mbante BABAI im. Ju të gjithë kishin futur kokat nëpër bunkerë. Mjaftë më, mjaft me shkrim fyese në rrjetet sociale, sepse historinë kurdoherë e kanë shkruar njerëzit e thjeshtë. Atë e dinë të gjithë, i dinë edhe tradhtarët por heshtin. Vendin e keni zaptuar ju gjatërinjtë, që ashtu si atëherë edhe sot e fshihni kokën poshtë gurëve dhe e helmoni atë që mundohet  t ‘ ua shtyp kokën.

Kontrolloni gjithashtu

392 persona të infektuar, 222 të shëruar dhe 6 të vdekur

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njofton se gjatë 24 orëve të fundit, në ...