Lëvizja BESA: Besa do të jetë pjesë e Qeverisë dhe do të menaxhojë kulturën në vend

Lëvizja BESA: Besa do të jetë pjesë e Qeverisë dhe do të menaxhojë kulturën në vend

Kryesia Qendrore e Lëvizjes BESA, si edhe Kuvendi Qendror, konform detyrimeve dhe te drejtave statusore, diskutuan dhe u vendos që Lëvizja BESA të jetë pjesë e shumicës qeveritare dhe e pushtetit ekzekutiv. Ndonëse edhe deri më tash deputetët e Lëvizjes BESA e kanë mbështetur shumicën dhe qeverinë në agjendën reformuese, ne iu përgjigjëm kërkesës së Kryeministrit që të bëhemi edhe pjesë e pushtetit ekzekutiv. Me këtë rast dëshirojmë t’i theksojmë disa nga arsyet e rëndësishme që BESA t’i bashkohet qeverisë. Agjenda reformuese, procesi i zgjidhjes së kontestit të emrit, hapja e negociatave për integrim në BE dhe, veçmas, kohezioni i nevojshëm për anëtarësim në NATO, që sot mund të konsiderohet akti më i rëndësishëm historik për vendin, por edhe për shqiptarët, janë detyrime që na bëjnë koshientë për rëndësinë e momentit dhe anës në të cilën ne duhet të jemi të rreshtuar sot. E ne jemi për anëtarësim në NATO dhe për integrim në BE.

Neve na është besuar të udhëheqim me resorin e kulturës dhe kjo për neve është nder dhe mirënjohje, sepse një vend që viteve të fundit u betonizua ka nevojë për t’u çliruar dhe për të reflektuar vlera të njëmendta kulturore e shpirtërore, që – për fat të keq – deri tash ose janë mbuluar ose janë harruar.

Megjithatë, duhet të ritheksojmë se pjesëmarrja jonë në këtë qeveri është më shumë strategjike se procentuale, ndërsa ne jemi të bindur se Besa ka kapacitet të mjaftueshëm intelektual dhe menaxhues që të dëshmojë se ka ide, vizion dhe projekte që mund të ndihmojnë në avancimin e jetës kulturore në vend. Për emrin e ministrit dhe detajet e tjera Kuvendi Qendror e ka autorizuar Kryesinë Qendrore që të vendosë pasi që të vijnë propozimet nga strukturat e Lëvizjes.

Shkup, 15.05.2018

Afrim Gashi, kryetar

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …