leoni

Lëvizja BESA: Besa do të jetë pjesë e Qeverisë dhe do të menaxhojë kulturën në vend

Lëvizja BESA: E dënojmë gjuhën e urrejtjes e cila po shprehet nëpër shkollat e Maqedonisë

Në protestat e këtyre ditëve që janë duke u organizuar në Maqedoni nga parti e nacionalistët sllavo-maqedonas, janë të shumta thirrjet raciste, ksenofobike e urrejtje-sjellëse ndaj shqiptarëve. Për me keq në to se fundi janë përfshirë edhe drejtuesit e disa shkollave fillore e sidomos atyre të mesme të cilët janë duke i nxitur nxënësit që të bashkohen në këto protesta konflikt nxitëse e anti-shqiptare. Gjatë ditës së djeshme është bërë publike një video ku një drejtor shkolle në Prilep fliste më urrejtje ndaj gjuhës shqipe dhe kombit shqiptar dhe njëkohësisht i inkurajonte nxënësit që të dalin në këto protesta. Duke parë si shqetësuese këto zhvillime Lëvizja BESA i dënon ashpër këto politizime të shkollave dhe i bën thirrje Ministrisë së Arsimit dhe institucioneve të tjera që ndërmarrin veprime dhe t’i dënojnë këto sjellje e presione.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …