Brickos

Lëvizja për Bashkim prezantoi listën për Asamblenë e Prishtinës

Lëvizja për Bashkim prezantoi listën për Asamblenë e Prishtinës

Në sallën e Amfiteatrit të Pallatit të Rinisë, u mbajt tubimi zgjedhor për prezantimin e kandidatëve të Lëvizjes për Bashkim për Asamblenë e Prishtinës. Në këtë tubim foli Kryetari i LB-së, z. Valon Murati, i cili ndër të tjera tha: “Kjo garë për Prishtinën dhe qytetet tjera ku po garojmë është vetëm fillimi i një beteje. Andaj kemi zgjedhur një ekip, i cili jo vetëm që do të jetë një përfaqësues i mirë i interesave të qytetarëve në asamblenë e Prishtinës, por edhe bërthama e një strukture të fuqishme organizative të LB-së në Prishtinë”.

Ndërsa bartësi i listës për Prishtinën, z. Agim Kuleta deklaroi: “Kandidatët e Lëvizjes për Bashkim nuk do të jenë thjesht vlerë e shtuar e Kuvendit të Prishtinës, ata do të jenë vlera e vërtetë dhe motori i një fryme të re dhe shpresëdhënëse. Do të jenë ata që do ta frenojnë zhgënjimin që solli tek qytetarët pritja e një ndryshimi të madh, pritje e cila u shemb nga mungesa e madhe e efektivitetit dhe prania e madhe e moskokëçarjes. Ne nuk do të heshtim para kësaj qasjeje ndaj nevojave të qytetarit, sepse kur heshtin njerëzit e ndershëm, heshtja e mbulon të vërtetën. Prandaj, Prishtina ka nevojë për njerëz si ju, të cilët nuk do të heshtin. Prandaj, Prishtina ka nevojë për Lëvizjen për Bashkim”.

Në fund u prezantuan të gjithë kandidatët e LB për asamblenë e Prishtinës.

Kontrolloni gjithashtu

Kadri Veseli dhe Agim Aliu kanë prezantuar projektin “Bashkimi i Qytetit” për Ferizaj

Kadri Veseli dhe Agim Aliu kanë prezantuar projektin “Bashkimi i Qytetit” për Ferizaj

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, bashkë me kandidatin e PDK-së për kryetar …