Vetëvendosje

Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar protestë paqësore pranë objektit të Prokurorisë së Shtetit më 26 prill

Kryeprokurorin, Aleksandër Lumezi, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje e ka quajtur lepur. Ky lepur, nuk e ka vendin në rrugën me emrin Luan Haradinaj, ka thënë Kurti, duke shtuar se deri tani, asnjë herë nuk ka qenë më i kapur shteti. Sipas kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurit asnjë ministër i qeverisë nuk i frikësohet Lumezit, e ky i fundit druhet prej cilitdo prej tyre. Nuk mund të ketë luftë të korrupsionit, gjyqësor të drejtë, me kryeprokuror Aleksandër Lepurin, ka saktësuar, Albin Kurti. Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar protestë paqësore pranë objektit të Prokurorisë së Shtetit më 26 prill.

Kontrolloni gjithashtu

PDK dhe AAK kërkojnë vazhdimin e seancës konstituive nesër

Kryetarët e grupeve parlamentare të PDK-së dhe AAK-së, Arian Tahiri dhe Besnik Tahiri, kanë dorëzuar …