Fatmir Limaj: Qeveria e Kosovës e drejtuar nga Albin Kurti ka pranuar që në veri të ushtroj sovranitetin edhe Serbia

Lideri i Nismes Socialdemokrate, Fatmir Limaj thotë se kryeministri Kurti e ka deformuar idenë e tyre

Duke komentuar zotimin e kryeministrit Kurti për “punësimin e një anëtari të çdo familjeje” lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka theksuar se kryeministri, Albin Kurti e ka deformuar idenë e tyre. “Kjo qeveri aktuale e ka deformu vetë idenë, është shumë e vonuar sepse sot me qindra mijëra të rinj po largohen nga vendi. Ideja jonë kur e kemi nxjerrë ka qenë duke e parashikuar këtë rrezik që çdo familje duhet ta ketë minimumin e ekzistencës së saj ama jo përmes ndihmës sociale. Ne kemi dashur që njerëzve t’ia krijojmë shprehinë e punës, që çdo familje të ketë një të punësuar, e ai i punësuar të mos falënderoj askënd për mbajtjen e familjes së tij, por e gjitha të jetë nga vetë angazhimi e djersa e tij. Atë kohë kur ne kemi prezantuar këtë ide nuk ka qenë numër i madh i familjeve në skemë sociale, kanë qenë diku 28 mijë familje. 7 mijë familje kemi arritë në atë kohë me i punësuar. Ka dhënë dorëheqje kryeministri i Kosovës, s’di sa po e shihni. 70 për qind të kohës ai nuk është në Kosovë. Shkon në seminare e vizita koti” është cituar të ketë deklaruar lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

25 vjet më parë, më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri të rëndë ishin vrarë shumë shqiptarë në fshatrat e Dukagjinit

25 vjet më parë,  më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri …