Autoritetet e Ukrainës paralajmërojnë se Rusia po përgatitet për fazë të re të ofenzives. Zyrtar në Kievë kanë thënë se ata po shohin se tani janë duke u bërë bombardime përgjatë gjithë linjës së kontaktit dhe në mbarë vijën e frontit. “Ka përdorim aktiv të taktikave të aviacionit dhe sulmeve me helikopterë. Po ashtu ka aktivizim të armikut në gjithë frontin e luftës. Qartësisht, përgatitjet po bëhen për fazën e re të ofensivës. Nuk janë vetëm sulmet me raketa nga ajri dhe deti” kanë theksuar autoritet ukrainase. Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës ka njoftuar se Rusia po përforcon pozicionet e saj mbrojtëse në gjitha territoret e pushtuara në jug të Ukrainës. “Kjo përfshin edhe lëvizjen e fuqisë njerëzore, pajisjeve dhe depove mbrojtëse midis Mariupolit, Zaporizhjas dhe Hersonit” Ndërkohë Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase njoftoi se trupat ukrainase sot ( 17 korrik ) kanë zmbrapsur përpjekjet ruse për të përparuar drejt Sllovijanskut, një bastion kyç ukrainas në Donjeck, por edhe sulme të tjera në mbarë këtë rajon që gjendet në lindje të Ukrainës.
