Trepça

Ligji askund, “Trepça” shqyrtohet në Kuvend

Kryesia e Kuvendit të Kosovës e ka futur në rend dite shqyrtimin e Projektligjit për “Trepçën”, edhe pse kabineti qeveritar nuk e ka miratuar ende atë. Kjo mënyrë e procedimit është në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit, e cila thotë se ftesa, me rend dite dhe me materiale për shqyrtim, u dërgohen deputetëve së paku tri ditë pune para mbledhjes plenare. Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, e ka arsyetuar veprimin me atë se praktika të tilla kanë ndodhur edhe në të kaluarën. Ai ka premtuar se Projektligji do të miratohet në procedurë të përshpejtuar, ku “Trepça” do të trajtohet si çështje e veçantë, në kuadër të 12 pikave të tjera. Por opozita ka ngritur dyshime për vonesat në procedimin e ligjit.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Edi Rama: Përplasja është mes “Shqipërisë 2030 në BE” dhe atyre që synojnë të pengojnë zhvillimin e vendit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas protestave të fundit, duke deklaruar se përplasja është mes …