Limaj: Drenasi dhe qytetarët e këtij qyteti janë të vendosur për ta bërë ndryshimin në qeverisjen e re komunale

Limaj: Drenasi dhe qytetarët e këtij qyteti janë të vendosur për ta bërë ndryshimin në qeverisjen e re komunale

Kryetari i Nismës për Kosovë, Fatmir Limaj gjatë një tubimi elektoral që ka mbajtur në Drenas, ka vlerësuar se Drenasi dhe qytetarët e këtij qyteti janë të vendosur për ta bërë ndryshimin dhe sipas Limajt, ky ndryshim ka kuptim atëherë kur qeverisja e re komunale ka një qasje ndryshe karshi problemeve të grumbulluara tash e sa vite në këtë komunë.

“Drenasi dhe qytetarët e këtij qyteti janë të vendosur për ta bërë ndryshimin. Dhe ky ndryshim ka kuptim atëherë kur qeverisja e re komunale ka një qasje ndryshe karshi problemeve të grumbulluara tash e sa vite në këtë komunë. Në takimet e shumta me qytetarë të Drenasit, e poshtu dhe sonte në tubimin me banorët e fshatit Kishnarekë, falënderova qytetarët e Drenasit që po i bashkohen frymës se ndryshimit, për t’ia dhënë një mundësi ndryshe Drenasit. Askush nuk mund ta ndalë ndryshimin e filluar 9 muaj më parë. Drenasit i duhet një kryetar i cili bashkëbisedon me qytetarët e kësaj komune dhe ndan bashkërisht me ta hallet e qytetarëve. I ftova qytetarët e kësaj komune që këto ditë që kanë mbetur, me qetësi dhe me respektim të ligjit të shkojnë dhe të bashkëbisedojnë me njerëz për t’ia ofruar ndryshimin e nevojshëm Drenasit. I sigurova ata se me qeverisjen e Nismës si në nivel komunal dhe qendror nuk do të koritemi dhe bashkë do të dalim faqebardhë. Me shpirt dhe me zemër do të punojmë për vendin tonë. Prandaj votojeni Nismën dhe numrin 31”, ka shkruar Limaj në Facebook.

Kontrolloni gjithashtu

Kadri Veseli dhe Agim Aliu kanë prezantuar projektin “Bashkimi i Qytetit” për Ferizaj

Kadri Veseli dhe Agim Aliu kanë prezantuar projektin “Bashkimi i Qytetit” për Ferizaj

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, bashkë me kandidatin e PDK-së për kryetar …