Limaj: Kemi programin që plotëson nevojat e qytetarëve

Limaj: Kemi programin që plotëson nevojat e qytetarëve

Lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka deklaruar se programi i Nismës parasheh paketë sociale e cila është më se e nevojshme për të vënë barazi qytetare. “Ne për tri vite jemi në terren me qytetarët tanë, me ata që na kanë mbështetur e vazhdojnë që të na mbështesin. Ndërsa pas shpërndarjes së parlamentit, kemi intensifikuar aktivitetet”, ka thënë Limaj Limaj ka thënë se elektorati i partisë që ai udhëheq është i besimit. “Nuk është elektorat që është krijuar momentalisht. Na ka ndjekur në të gjitha fazat. Ky elektorat është që ne kemi kërkuar besimin dhe komunikimin që nga lufta”, ka theksuar ai. Sipas tij ka pasur raste kur janë sprovuar me besimin e elektoratin e Nismës dhe besimi ndaj tyre do të vazhdojë. “Ne nuk kemi bërë gabime politike. Nuk kemi lejuar të transferohet vullneti i tyre. Kemi qenë në vazhdimësi me elektoratin”, ka pohuar Limaj. Ai ka thënë se në Kosovë duhet të jetë një kryeministër nga opozita. “Ne kemi krijuar objektivat tona. Nisma ka treguar që ka një lidership ku ka të bëjë me tema të caktuara, qofshin të pozitës ose të opozitës. Kemi qenë konstruktiv”, ka thënë Limaj në “RTK”.

 

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza është shprehet optimist se do ta fitojë garën për kryetar të Mitrovicës pa balotazh

Bedri Hamza shfaq dyshime lidhur me komunikimin e njërit prej organizatorëve të sulmit në veri të Kosovës me Mimoza Kusarin

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka ngritur një zë kritik në lidhje me dialogun me …