leoni

Fatmir Limaj ka kërkuar mbështetje nga elektorati për fitoren në zgjedhjet e 6 tetorit

Limaj: Me fitoren e kandidatëve të Nismës Socialdemokrate fiton krejt Kosova

Gjatë paraqitjes së kandidatëve për deputet të Kosovës të listës së Nismës Socialdemokrate, kryetari i saj, Fatmir Limaj tha se me fitoren e kandidatëve të Nismës Socialdemokrate fiton krejt Kosova. “Objektivi ynë është që ne si Nismë të luftojmë që të fitoj kauza jonë, angazhimi ynë ditor është që të kemi një zë të fuqishëm për këtë kauzë, sepse me fitoren e kauzës sonë nuk fiton veç aktivisti ynë, por fiton çdo qytetar i Kosovës, dhe ky është dallimi ynë me të tjerët. Dje në vijat e frontit mbrohej me luftë liria, dinjiteti, krenaria dhe emri i UÇK -së, të vlera të cilat u sulmuan nga forcat serbe, ndërsa sot, liria dhe UÇK po sulmohet në mendjet dhe zemrat e qytetarëve tanë, prandaj ne jemi ata që po angazhohemi fuqishëm që mos të lejojmë të ndodh një sulm i tillë që dëmton vendin dhe vlerat tona. Çdo djalë e vajzë që ka pas veshë uniformën e UÇK -së sot fytyra e tyre është në Hagë, sepse atje sot janë vet historia jonë, prandaj duhet të ngritemi fuqishëm, në mënyrë që vlerat tona kombëtare ti mbrojmë me një zë sa më të fuqishëm në Parlament, theksoi në mes tjerash, kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Frontit Europian, Bujar Osmani, shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë, me epërsi të 40 mijë votave

Kandidati i Frontit Europian për kryetar të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka shpallur fitoren …