Limaj: Ministria e Shëndetësisë urgjentisht ta furnizojë Malishevën me material shëndetësor

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj vizitoi Komunën e Malishevës për t’u njohur së afërmi me gjendjen e krijuar pas shfaqjes së virusit COVID-19 dhe hyrjes në karantinë të kësaj komunë. Ai u prit në nga kryetari i kësaj Komune, Ragip Begaj nga i cili u njoftua për gjendjen e krijuar në këtë komunë. Pas bisedës së zhvilluar, kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj u shpreh i shqetësuar për faktin se në këtë komunë ka mungesë të mjeteve elementare për trajtimin e koronavirusit. U shqetësova nga ajo që dëgjova nga kryetari i Komunës dhe nga drejtori i qendrës shëndetësore, për mungesë të furnizimeve dhe mungesë të mjeteve elementare që atyre ju duhet për të kaluar këtë krizë. 120 punëtorë shëndetësorë këtu për ata nuk ka maska të mjaftueshme, doreza ose materiale të tjera dezinfektuese, të cilat janë më se të nevojshme sepse punëtorët shëndetësor dhe këta njerëz këtu si qendër emergjente janë fronti i parë në luftë kundër këtij virusi. Unë kërkoj urgjentisht nga Ministria e Shëndetësisë, të merr masa dhe të bëjë furnizime të plota, për qendrën shëndetësore, për komunën e Malishevës në shërbim të qytetarëve, theksoi kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

 

 

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …