Përkujtohen dëshmorët Enver E. Duraku dhe Shefki Thaçi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Ltifi, përmes një postimi të tij në facebook ka njoftuar se kanë përkujtuar dëshmorët e atdheut, Enver E. Duraku dhe Shefki Thaçi, ku bashkë me shokë mbajtën trimërisht vijën e gjatë të frontit nga Semetishti e deri në Shkozë, duke e kthyer në fortesë të pathyeshme për forcat barbare të Serbisë pushtuese. Për 8 ditë e 8 net, trimat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndaluan depërtimin e ushtrisë serbe, e cila synonte përparimin drejt Pagarushës, ku ishte popullata civile dhe spitali i UÇK-së. Kryetari Latifi ndër të tjera ka thënë: Këto luftime të ashpra dhe të pabarabarta, janë tregues i nderit të luftëtarëve tanë dhe betimit të tyre për të mos i lëshuar istikamet, njëherësh, dëshmon qëndresën dhe rezistencën deri në vetëmohim në kodrat e monopatet e kthyera në ‘kala me bedena’. Më 28 mars, bie eprori i Bri. 126, luftëtar me përvojë të mirë në shumë beteja luftarake, Shefki Thaçi nga Rogova e Hasit, e plagoset rëndë, djaloshi Enver Duraku, i cili krahas studimeve në Universitetin e Prishtinës, veproi aktivisht në kuadër të LKÇK-së, më pas edhe si luftëtar i paepur i UÇK-së. Kujtoj se Enveri u rrit me ndjenjën e zjarrtë të atdhedashurisë në familje. Enveri dhe shokë si Ai ishin të zgjuar, në këmbë- luftonin e binin trimërisht, me lavdi. Bashkëluftëtari ynë Enver Duraku, mbylli sytë më 3 prill, ai nuk arriti t’iu rezistoi plagëve të marra më 28 mars. Shokët e luftës e varrosin në fshatin Baicë te Drenasit. Atë ditë, më 28 mars, plagë të rënda marrin edhe bashkëluftëtarët, Hamëz Kryeziu dhe Xhelil Thaçi nga Retia e Rahovecit, Sabit Gashi nga Studençani i Suharekës, tani invalidë të luftës. Poashtu, në të njëjtën vijë të frontit, më 25 mars 1999 bien heroikisht Reshat Muçaj-Plumbi nga Vraniqi i Therandës dhe më 31 mars 1999, Hysni Morina nga Landovica. Nderimi dhe kujtimi ndaj të kaluarës na obligon të gjithëve pa dallim, sepse liria jonë e fituar mbi këto vuajtje, dhimbje, heroizma dhe sakrifica të mëdha. Si kudo në trevat shqiptare, edhe mbi Ilirion (Dobërdelan) janë shenjat e nderit dhe të lavdisë. Ato janë vetë historia jonë e cila nuk guxon të harrohet nga ne.

I përjetshëm është kujtimi për trimat!

Lavdi dëshmorëve të kombit, Shefki Thaçi dhe Enver Duraku! Thuhet në postimin e kryetarit Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Politikë dhe Financa ka mbajtur mbledhjen e rregullt

Këtë të mërkurë Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt Xhavit Zariqi, ka mbajtur mbledhjën …