Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj priti në takim drejtorin e Bankës Botërore në Kosovë, z. Jan Peter Olters. Në këtë takim mori pjesë edhe anëtari i Kryesisë së Nismës për Kosovën, z. Shyqiri Bytyqi. Sipas njoftimit për medie nga kjo parti, në këtë takim është diskutuar për projektin e Bankës Botërore për Sistemin Arsimor në Kosovë, të cilin z. Olters ia dorëzoi edhe z. Limaj, për ta parë ekspertët për arsim të NISMA për Kosovën, që më pastaj për të ofruar sugjerimet e tyre për këtë projekt mjaft të rëndësishëm për arsimin në Kosovë. Gjatë diskutimit për projektin u tha se është shumë i nevojshëm për përmirësimin e sistemit arsimor në Kosovë. Limaj tha se ekspertët të fushës me kohë do të ofrojnë sugjerimet e tyre rreth këtij projekti.
Kontrolloni gjithashtu
Ramush Haradinaj: Marrëdhëniet strategjike me SHBA, Gjermaninë dhe BE, shtylla kryesore e sigurisë dhe stabilitetit të Kosovës
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka theksuar rëndësinë jetike të marrëdhënieve strategjike që Kosova ruan …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
