Limaj takohet me Presidenten Osmani, diskutohet konstituimi i Kuvendit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, është takuar me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të konsultimeve për konstituimin e Kuvendit të ri. Takimi u zhvillua pak para takimit të paralajmëruar mes Limajt dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurti. Në njoftimin zyrtar të Presidencës thuhet se biseda me Limajn kishte për qëllim shqyrtimin e rrugëve për tejkalimin e ngërçit politik dhe respektimin e afatit kushtetues për konstituimin e Kuvendit, i cili përfundon më 26 korrik. Presidentja Osmani ka theksuar se zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese është një detyrim i qartë kushtetues, duke apeluar për bashkëpunim ndërmjet partive parlamentare dhe për një zgjidhje të shpejtë që siguron funksionimin demokratik të institucioneve.

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Mos luani me Ligjin për Specialen, është gabim dhe e dëmshme

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, e ka cilësuar gabim dhe të dëmshëm kthimin …