Limaj

Limaj: Viti që e lëmë pas ka qenë një vit i suksesshëm për mua dhe partinë time

Zëvendës-kryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, i cili njëherit është edhe kryetar i Nismës për Kosovën, ka pohuar se viti që e lëmë pas ka qenë një vit i suksesshëm për të dhe partinë e tij, pasi triumfoi për herë të tretë në betejën gjyqësore, pas asaj në Hagë ku akuzohej për krime lufte, rastin Kleçka që disa herë u kthye në rigjykim si dhe për akuzat që e ngarkonin atë sa ishte ministër i Transportit, për të cilat u shpall i pafajshëm në nëntor. Ndërkaq pjesëmarrja e NISMA-s në zgjedhje të parakohshme pas mocionit të ngritur ndaj qeverisë “Mustafa” dhe suksesi i treguar në to po ashtu edhe në zgjedhjet lokale që u mbajtën në vjeshtë, bëjnë që sipas Limajt, viti i kaluar të ketë qenë mjaft i suksesshëm. Rezultate përafërsisht të ngjashme, Limaj pret që të ketë edhe në këtë vit, ku prioritet i qeverisë sipas tij do të jenë temat nacionale, Demarkacioni me Malin e Zi, liberalizimi vizave, zhvillimi ekonomik dhe krijimi i një tregu të barabartë.

Kontrolloni gjithashtu

Shoqata e Intelektualëve “Jakova” dënon me vendosmëri deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviq

REL: Ministrja serbe Snezhana Paunoviq mori pagë për vite nga një institucion shëndetësor i mbyllur në Kosovë

Ministrja serbe për Administratë Publike dhe Vetëqeverisje Lokale, Snezhana Paunoviq, ka vazhduar të marrë pagë …