Lirim Jakupi, luftëtar i UÇK-së, UÇPMB-së dhe Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare lirohet nga të gjitha akuzat

Lirim Jakupi, luftëtar i UÇK-së, UÇPMB-së dhe Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare lirohet nga të gjitha akuzat

Luftëtari i tri luftave tona çlirimtare, Lirim Jakupi i dyshuar për shumë vepra penale nga EULEX-i dhe gjykatat në Kosovë, Serbi e Maqedoni, pas mbajtjes vite të tëra në burg, më në fund është shpallur i pafajshëm dhe është liruar nga akuzat e pabaza. Për veprat e kryera në Maqedoni gjatë periudhës shtator-dhjetor 2014, Lirim Jakupi  akuzohej nga EULEX-i. Kundër dhe ishte ngritur aktakuza për kryerje të vrasjes së rëndë. shkaktim të lëndimit të rëndë trupor dhe sulm kundër personave zyrtarë gjatë kryerjes së detyrës. Rasti sipas EULEX-it ka të bëjë me pretendimet që i pandehuri, në shtator dhe në dhjetor 2004, ka sulmuar dhe ka hapur zjarr ndaj zyrtarëve policorë në Shkup dhe në Tetovë duke iu shkaktuar lëndime të rënda. EULEX pretendon se Lirim Jakupi iku nga vendi i krimit. Ai u arrestua në Kosovë në janar të vitit 2014 dhe prej atëherë ka qenë në paraburgim. Ky ishte një hetim i përbashkët i kryer nga hetuesit e EULEX-it të njësitit të krimit të organizuar së bashku me prokurorët dhe hetuesit nga Republika e Maqedonisë ka sqaruar EULEX-i. Lirim Jakupi u në burgjet e UNMIK-ut, në burgjet e Kosovës, EULEX-it, Maqedonisë, KFOR-it, Serbisë dhe kaloi nëpër shumë procese gjyqësore.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …