Lirohen nga pagesa të gjithë studentët e nivelit Bachelor, ndërsa ata të nivelit Master 50%

Lirohen nga pagesa të gjithë studentët e nivelit Bachelor, ndërsa ata të nivelit Master dhe të Doktoraturës 50%

Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” ka njoftuar të gjithë studentët se janë realizuar kërkesat e tyre. Këto kërkesa janë realizuar pas takimit të ditës së premte (29.01.2021) me kryeministrin e në detyrë të Kosovës. “Mësimi në semestrin e dytë (2020/21) do të zhvillohet fizikisht, do të hapen bibliotekat. Lirohen nga pagesa të gjithë studentët e nivelit Bachelor (0 euro). Lirohen 50% nga pagesa të gjithë studentët e nivelit Master. Lirohen 50% nga pagesa të gjithë studentët e nivelit të Doktoraturës Studentët nga Kosova Lindore përfitojnë nga bursat e MASh si dhe nuk do të paguajnë pagesën e semestrit në vitin e parë të studimeve”, thuhet në njoftimin e Parlamentit Studentor.

Kontrolloni gjithashtu

James Rubin në Hagë: Dëshmia e parë në mbrojtje të Hashim Thaçit hedh dritë mbi Rambujenë dhe rolin e UÇK-së

James Rubin përfundon dëshminë në Hagë: Thaçi nuk kishte rol ushtarak në UÇK

Ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, e ka përfunduar dëshminë e tij në …