Bahtiri: Ura e Ibrit do të hapet së shpejti dhe hapjen e saj nuk mund ta kushtëzoj askush

Lista Serbe kundërshton hapjen e Urës mbi Lumin Ibër, në të kundërtën paralajmëron destabilizimin e situatës së sigurisë

Lista Serbe ka kundërshtuar fuqishëm paralajmërimin e zëvendësdrejtorit të Policisë në Veri, Veton Elshani, lidhur me  hapjen e Urës së Ibrit që ndan pjesën veriore dhe jugore të Mitrovicës, duke e cilësuar këtë lëvizje si të panevojshme dhe destabilizuese. Lista Serbe ka argumentuar se situata aktuale është pjesë e marrëveshjes së arritur në Bruksel ndërmjet delegacioneve përkatëse. Trafiku  po rrjedh normalisht nga pjesa jugore në veri të qytetit përmes tri urave dhe një rruge lokale, duke e konsideruar hapjen e urës së Ibrit të panevojshme. Qëllimi është destabilizimi i situatës, thuhet në deklaratë, duke i bërë thirrje KFOR-it, EULEX-it dhe përfaqësuesve të Brukselit, që të ndërhyjnë për të parandaluar një krizë tjetër.

Kontrolloni gjithashtu

Haga heq kufizimet për disa vizitorë të Hashim Thaçit, ndalesa vazhdon për katër të tjerë

Gjyqtari Christopher Gosnell ka marrë më 21 shtator vendim për ndryshimin e kufizimeve lidhur me …