Luftëtari i lirisë, Faik Zogaj, nuk iu ka përgjigjur ftesës për hetime nga Prokuroria e Gjykatës Speciale

Luftëtari i lirisë, Faik Zogaj, nuk iu ka përgjigjur ftesës për hetime nga Prokuroria e Gjykatës Speciale

Luftëtari i lirisë, Faik Zogaj, nuk iu ka përgjigjur ftesës për hetime nga Prokuroria e Gjykatës Speciale. Ai deklaroi sërish për mediet, se nuk do të paraqitet para kësaj gjykate, të cilën  nuk e njeh. Dje, përfaqësues zyrtarë të Gjykatës i shkuan në shtëpi dhe i kërkuan të paraqitej në hetime. Unë kam deklaruar edhe më parë se nuk do të paraqitem para kësaj gjykate, sepse nuk e njoh. Derisa kriminelët serbë i lënë të lirë e arrestojnë vetëm ish-ushtarët e UÇK-së, nuk i paraqitem kësaj gjykate. Ne e kemi pasur një komandant që ka qenë gjatë luftës, Komandant i Stacionit policor të serbëve, edhe e di me emër e mbiemër për këtë kemi dërguar edhe dëshmi në Prokurorinë e Kosovës, i cili me granata dorë na i ka mbytur familjarët tanë, edhe përderisa ata nuk dalin para drejtësisë, ne s’kemi pse të dalim,   sepse ne  në asnjë rast nuk jemi marrë me civilët. Kjo akuzë e rëndë  është prej Dick Martit, i cili është në bashkëpunim me Serbinë, kjo është e papranueshme për ne, ka thënë mes tjerash luftëtari i lirisë, Faik Zogaj i ftuar për hetime nga Gjykata Speciale.

Kontrolloni gjithashtu

Gëzim Shala: Ndërhyrjet në sistemin e drejtësisë nga Qeveria Kurti përbëjnë ndërhyrje të papranueshme në drejtësi

Hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Gëzim Shala, ka deklaruar se Qeveria …