Haziri: Organet e pavarura, ekonomia lirë e tregut në Kosovë, duket se i ka ditët e numëruara nga qeverisja lindore

Lufti Haziri; Lista e kandidatëve të LDK-së është mbyllur, pasi partia ka bërë reforma të rëndësishme brenda strukturave të saj

Nënkryetari i LDK-së, Lufti Haziri, ka deklaruar se lista e kandidatëve të LDK-së është mbyllur dhe se partia e tyre ka bërë reforma të rëndësishme brenda strukturave të saj. Ai ka theksuar se LDK-ja është partia e parë që ka realizuar një reformë të brendshme dhe ka miratuar një program qeverisës, duke punuar në angazhime strukturore dhe politike pas zgjedhjeve lokale. Lista e LDK-së është mbyllë dhe ne jemi partia e parë që kemi shkaktuar reformë të brendshme edhe që kemi miratuar programin qeverisës dhe nga miratimi i tij, kemi punuar në angazhime të brendshme strukturore dhe në politika si parti më e madhe opozitare pas zgjedhjeve lokale. Lufti Haziri ka potencuar se LDK-ja ka punuar ngushtë me qytetarët dhe jo me funksionarë, duke zhvilluar takime të drejtpërdrejta me ata në fshatra duke shtuar se me listën e re të kandidatëve, e cila është ndërtuar mbi parimin e përfaqësimit të politikave të LDK-së, do të ketë një ndryshim të madh në nivel vendi.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …