Luke Coffey: Shtëpia e Bardhë duhet të jetë e kujdesshme kur bëhet fjalë për dialogim me Serbinë rreth çështjes së Kosovës

Luke Coffey: SHBA duhet të jetë e kujdesshme kur bëhet fjalë për dialogim me Serbinë rreth çështjes së Kosovës

Eksperti i çështjeve politike nga Fondacioni Amerikan “Heritage”, Luke Coffey, në një intervistë për Zërin e Amerikës ka thënë se Shtëpia e Bardhë duhet të jetë e kujdesshme kur bëhet fjalë për dialogim me Serbinë rreth çështjes së Kosovës. Coffey i cili është edhe drejtor i ‘Allison Center” për Studime të Politikës së Jashtme, ka thënë se nuk beson që i dërguari i Shtëpisë së Bardhë, ambasadori Richard Grenell, mund të gjejë një zgjidhje mes dy palëve shumë shpejtë, duke shtuar se nuk është reale të pritet një marrëveshje për normalizim të raporteve deri në pranverën e vitit 2020. Ai ka kujtuar faktins e Serbia ka nënshkruar një marrëveshje për ekonomi Unionin Euro-Aziatik, dhe që është duke bërë ushtrime të përbashkëta ushtarake me forcat ruse. Tutje Coffey ka thënë se gjeneratat që do të vijnë në Serbi do ta kuptojnë që e ardhmja e tyre është Evropa sesa EuroAzia.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …