Limak Kosovo
Fillimi / Opinione / UBT vlerësohet nga FIRST Global me medalje të artë për kontributin e dhënë për garën botërore të robotikës, FIRST Global Challange

UBT vlerësohet nga FIRST Global me medalje të artë për kontributin e dhënë për garën botërore të robotikës, FIRST Global Challange

Në ceremoninë përmbyllëse të garës më të madhe të robotikës më botë, FIRST Global Challenge, iu nda medalje institucionit i cili e ka  zhvilluar dhe ndihmuar ekipin e Kosovës për të marrë pjesë në këtë garë. Kësisoj, kontributi i UBT-së për zhvillimit e shkencës dhe teknologjisë po njihet e vlerësohet ndërkombëtarisht nga organizata të ndryshme në mbarë botën.

Në garën e sivjetme të FIRST Global, UBT është vlerësuar nga organizatorët dhe ka marrë medalje të artë për kontributin dhe mbështetjen që po jep për FIRST Global dhe për zhvillimin e STEM në botë, duke e lartësuar kështu emrin e Kosovës si një shtet i vogël, por që po jep kontribut të jashtëzakonshëm për zhvillimin e shkencës, teknologjisë, inxhinierisë dhe matematikës në botë.

Vajzat që e kanë përfaqësuar Kosovën në garën më të madhe të robotikës, e kanë marrë vëmendjen e organizatorëve dhe moderatorëve të ngjarjës, për rezultatet e tyre, duke u intervistuar dhe duke u pyetur për veprimtarinë e tyre në vendlindje.

Përpos vlerësimit institucional, edhe mentori i ekipit të Kosovës, Erjon Ameti është zgjedhur një nga  tutorët më të mirë të ekipeve këtë vit.

Në anën tjetër, rektori i UBT-së, prof. dr. Edmond Hajrizi, u prit në takim edhe nga presidenti i garës, Dean Kammen, me të cilin bashkëbiseduan për garën, pjesëmarrjen e Kosovës dhe sfidat, si dhe për kontributin e vazhdueshëm që do ta japë UBT për këtë ngjarje.

Kontrolloni gjithashtu

RKL: UÇK-ja nuk ka pasur organizim, kanë qenë do grupe të Drenicës, Llapit..., njerëz pa logjikë thotë, Zenun Çalaj

RKL: UÇK-ja nuk ka pasur organizim, kanë qenë do grupe të Drenicës, Llapit…, njerëz pa logjikë thotë, Zenun Çelaj

Në vazhdën e luftës speciale kundër UÇK-së, të cilën po e vazhdon qysh prej vitit ...