Lulëzim Etemaj: Haga dhe formimi i institucioneve të Kosovës

Kosova, edhe pas zgjedhjeve të 7 qershorit, vazhdon të mbetet pa institucione të reja, ndërsa zhvillimet e fundit politike kanë rikthyer në vëmendje raportet ndërmjet LDK-së dhe Vetëvendosjes. Në analizën e tij, autori Lulëzim Etemaj vlerëson se afrimi i mundshëm ndërmjet këtyre dy subjekteve nuk duhet parë vetëm si një marrëveshje për ndarjen e pushtetit, por edhe në raport me zhvillimet që pritet të pasojnë procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. Sipas Etemajt, vendimi për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin mund të ketë ndikim të rëndësishëm në ekuilibrat politikë të Kosovës. Ai argumenton se një vendim lirues mund të krijojë mundësi për rikthimin e figurave të rëndësishme të PDK-së në skenën politike, ndërsa një vendim dënues mund të shkaktojë reagime të fuqishme shoqërore dhe politike. Pikërisht në këtë kontekst duhet parë edhe mundësia e një bashkëpunimi ndërmjet LVV-së dhe LDK-së. Sipas tij, një bashkëpunim i tillë mund të synojë krijimin e një baze më të gjerë politike për përballimin e zhvillimeve që mund të pasojnë vendimin e Hagës. Pavarësisht rezultatit të procesit gjyqësor, vendimi i Dhomave të Specializuara nuk do të mbetet vetëm një çështje juridike, por mund të ndikojë në raportet ndërmjet partive, në konfigurimin politik të vendit dhe në mënyrën se si Kosova do ta trajtojë kujtesën e luftës dhe shtetformimit.

Kontrolloni gjithashtu

LVV dhe LDK dakordohen për Bekim Sejdiun si kandidat për president

Pas një periudhe të gjatë përplasjesh dhe negociatash politike, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e …