Lulzim Basha, më në fund ka pranuar t’i “dorëzohet” Prokurorisë së Tiranës

Lulzim Basha konfirmoi nismën e Partia Demokratike për t’u hequr imunitetin deputetëve, para ndjekjes penale nga SPAK-u

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha konfirmoi sot nismën e paralajmëruar një ditë më parë nga Partia Demokratike për t’u hequr imunitetin deputetëve, para ndjekjes penale nga SPAK-u. Basha tha se brenda muajit amendamenti për këtë çështje do depozitohet nga grupi parlamentar i PD-së. “Të hiqet imuniteti i deputetëve para ndjekjeve penale nga SPAK-u dhe deputeti të mbajë përgjegjësi për deklaratat e tij”, theksoi ai. Pse duhet të ketë imunitet deputeti, kur SPAK ndërmerr një hetim ndaj tij apo ndaj saj? Pse një fermer për një kredi për pompën e ujit shkon pa imunitet te prokurori, madje shkon dhe në paraburgim, kurse një deputet apo ministër që akuzohet se ka vjedhur 5, 50 apo 200 milionë euro nuk shkon dot pa iu hequr imuniteti me tam tame e me ceremoni, deklaroi Lulzim Basha.

Kontrolloni gjithashtu

Nënsekretarja amerikane të Shtetit, Elizabeth Allen po qëndron në vendin tonë

Nënsekretarja amerikane të Shtetit, për Diplomacinë Publike, Elizabeth Allen po qëndron në vendin tonë. Gjatë …