Lulzim Basha në Asamblenë Parlamentare e Këshillit të Evropës the se Serbia po e saboton sigurinë në Ballkan me strategji nga Rusia

Lulzim Basha në Asamblenë Parlamentare e Këshillit të Evropës tha se Serbia po e saboton sigurinë në Ballkan me strategji nga Rusia

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës  është shprehur se Serbia po saboton sigurinë në Ballkan me strategji nga Moska. Sulmi terrorist në Banjskë ku ka humbur jetën polici Afrim Bunjaku ende nuk është zbardhur, ka thënë se synimi i vetëm i Serbisë është stabiliteti në Ballkan për të zhvendosur vëmendjen e ndërkombëtarëve nga Ukraina. Shkelje masive dhe parregullsi janë bërë në zgjedhjet në Serbi. Konkurrenca e padrejtë, anësia e medies dhe blerjet e votave ishin disa nga parregullsitë serioze që ndodhën gjatë këtyre zgjedhjeve, siç deklaroi edhe misioni i vëzhguesve zgjedhorë. Qytetarë nga shtete të tjera, si Bosnjë dhe Hercegovina, u transportuan për të votuar në Beograd, ndërsa shqiptarët u hoqën nga listat e votuesve. Serbia vazhdon diskriminimin etnik dhe spastrimin e heshtur duke pamundësuar rreth 8 mijë shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanovc marrjen e dokumenteve, e duke i privuar ata nga e drejta e votës dhe aksesi në shërbime publike përmes pasivizimit të adresave ka thënë mes tjerash në fjalimin e tij, Lulzim Basha.

Kontrolloni gjithashtu

Nën patronatin e kryeministrit Haradinaj sot bëhet rivarrimi i heroit, Ilir Konushevci dhe dëshmorit, Hazir Malaj

Më 9 maj të vitit 1998, kanë rënë Komandanti i Logjistikës së UÇK-së, Ilir Konushevci dhe mjeku i luftës, Hazir Mala

Më 9 maj të vitit 1998, në një pritë të organizuar nga trafikantët e armëve, …