Lulzim Peci

Lulzim Peci: William Burns nuk ka ardhur për të dëgjuar se sa demokratike dhe rritje ekonomike paska Kosova

Ish-diplomati, Lulzim Peci, drejtor i Institutit Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave, ka shkruar se shefi i CIA-s, William Bërns nuk e ka bë krejt këtë rrugë,  për të dëgjuar se sa demokratike është Kosova dhe çfarë rritje ekonomike ka vendi ynë, sepse ato fare mirë i ka ditur CIA.  Postimet e Kurtit, me rastin e takimit të kryeministri Kurti me drejtorin Burns, nuk është dashur të kenë tone të një fushate parazgjedhore, të cilat nuk kanë asnjë efekt pozitiv, përpos që e ulin edhe më tepër kredibilitetin e Qeverisë së Kosovës në sytë e Uashingtonit, pasi ato me siguri nuk e paraqesin substancën e takimit. Vizita e Shefit te CIA-s, Ambasadorit William Burns në Bosnje dhe Hercegovinë, Serbi dhe Kosovë, vende këto të cilat janë gjeneruese apo ballafaqohen  me sfida të sigurisë, është e një rëndësie të veçantë në këtë kohë të agresionit rus në Ukrainë, eskalimit të krizës në Lindjen e Mesme, dhe potencialit të konflikteve të mundshme në rajon. Në këtë kontekst, është shumë domethënëse edhe deklarata e Departamentit të Shtetit në cilën në mes tjerash theksohet se “forcimi i partneriteti strategjik” në mes Uashingtonit dhe Beogradit është i fokusuar drejtë të ardhmes evropiane të Serbisë.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …