Lumezi kërkon nga prokurorët angazhim të shtuar në luftë kundër korrupsionit

Lumezi kërkon nga prokurorët angazhim të shtuar në luftë kundër korrupsionit

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi ka mbajtur sot një takim me kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Imer Beka, si dhe me prokurorët e Departamentit të Krimeve të Rënda të kësaj prokurorie, me të cilët kanë diskutuar lidhur me vështirësitë dhe sfidat me të cilat ballafaqohen prokurorët në punën e tyre. Po ashtu, gjatë këtij takimi me theks të veçantë është diskutuar për mënyrën e ndarjes së lëndëve për prokurorët. Lumezi, theksoi se lëndët duhet të ndahen në bazë të Rregullores së nxjerrë nga Këshilli Prokurorial i Kosovës, e cila e përcakton mënyrën për ndarjen e lëndëve për prokurorët, si dhe këto rregulla duhet  të zbatohen nga të gjithë. Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka kërkuar nga të gjithë prokurorët që të angazhohen më shumë për rritjen e efikasitetit të tyre në luftën kundër korrupsionit. Gjithashtu, Lumezi ka kërkuar nga të gjithë prokurorët që seancat gjyqësore të përfaqësohen prej tyre në mënyrë të denjë, si dhe aktakuzat e ngritura nga ta të mbrohen me vendosmëri të madhe.

Kontrolloni gjithashtu

Avokatit të Popullit: 1 Qershori është mundësi për të reflektuar si shoqëri për gjendjen dhe të drejtat e fëmijëve

Avokati i Popullit: Kategoria më e diskriminuar në Kosovë janë pensionistët

Avokati i Popullit, Naim Qelaj ka vlerësuar se kategoria më e diskriminuar në Kosovë janë …