Lumir Abdixhiku: Pas një viti me marrëveshjen e Qeverisë Kurti nuk do të flitet më për Asociacion, por për autonomi territoriale

Lumir Abdixhiku, gjatë fjalimit në Forumin e Gruas, ka folur për pavarësinë ekonomike të gruas dhe aftësimin profesional

Kreu i LDK-së,  Lumir Abdixhiku, gjatë fjalimit në  Forumin e Gruas, ka folur për pavarësinë ekonomike të gruas dhe edukimin e aftësimin profesional si mjet drejt arritjes së këtij qëllimi. Abdixhiku tha se si parti e qendrës së djathtë, besojnë në lirinë ekonomike të gruas; përgjegjësi të barabartë e në përpjekje të përbashkët në krijimin e një shoqërie që i gërsheton vlerat tona tradicionale me kohët moderne.  “Si organizim politik, besojmë në nevojën për krijimin e hapësirës së nevojshme për ekselencë për gruan që aktivizimin politik e ka përkushtim. Dhe LDK mbetet prijetare në këtë drejtim; jo me fjalë, por me shembuj përplot në qeverisje lokale e partiake gjithandej në Kosovë. Le të jetë kjo një ftesë për bashkim për secilën që ka të njëjtin dedikim. Rruga e Re dhe Kosova ka nevojë për ju” shkroi Abdixhiku.

Kontrolloni gjithashtu

Numërohen 65 për qind të votave, këta janë 10 më të votuarit nga PDK-ja, LDK-ja LV-ja dhe AAK-ja

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka procesuar 65.01 për qind të numërimit të kandidatëve për deputetë. …