leoni

Avni Ajdini: Shkalla e papunësisë e rritur mbi 40 përqind në Kosovë është edhe si rezultat i pandemisë

Agjencia e Statistikave të Kosovës, bëri të ditur se papunësia në Kosovë gjatë vitit 2022, ka arritur në 11.8 për qind

Agjencia e Statistikave të Kosovës, bëri të ditur se papunësia në Kosovë gjatë vitit 2022, ka arritur në 11.8 për qind, duke iu referuar Anketës së Fuqisë Punëtore, për vitin 2022. Por këto publikime të ASK-së, nuk janë të sakta, për përfaqësues të Sektorit Privat të Kosovës. Kryetari i Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, thotë për mediet  se statistikat e ASK-së, nuk janë të sakta. Vendet e punës po mbyllen, Enti ka dhënë shumë shifra që për ne janë jo relevante. Vetë fakti që ka thënë që paga mesatare në Kosovë është prej 350-400, të bënë me dije se ata nuk kanë statistika të sakta. Ne mund të themi gjithçka nga zyra, në terren, nëse hyjmë në çdo kompani në nivel të Kosovës, ka mungesë të punëtore. Është ulur papunësia, por nga ka ardhur kjo, sepse njerëzit kanë ikur nga Kosova, kanë dalë”, ka saktësuar, Jusuf Azemi.

Kontrolloni gjithashtu

Aida Dërguti: Nuk do të jem pjesë e asnjë liste zgjedhore në zgjedhje por se do të votojë për kandidatët e PSD-së

Aida Dërguti: Kurtit nuk i konvenon të zbatojë Marrëveshjen e Ohrit në prag të zgjedhjeve

Ish deputetja, Aida Dërguti ka shprehur mendimin se kryeministri Albin Kurti nuk është i interesuar …