Shqipëria përfundoi përgatitjet në bazën ajrore të aleancës ushtarake të NATO-s në Kuçovë, e cila përurohet sot

Shqipëria përfundoi përgatitjet në bazën ajrore të aleancës ushtarake të NATO-s në Kuçovë, e cila përurohet sot

Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë ka përfunduar përgatitjet në bazën ajrore të aleancës ushtarake të NATO-s,  në Kuçovë, e cila përurohet sot. Komandanti i Forcës Ajrore të Shqipërisë, gjeneral-brigade,  Ferdinand Dimo, tha se trupat e NATO-s dhe mjetet fluturuese të saj së shpejti do të akomodohen, stërviten dhe fluturojnë duke u nisur nga baza ajrore e Kuçovës, tashmë bazë ajrore taktike e NATO-s. Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, Baza ajrore e Kuçovës është ndërtuar dhe projektuar sipas kërkesave të NATO-s dhe ka kapacitet mbajtës të njëhershëm për 6 avionë reaktivë dhe 2 avionë transporti. Operimi në bazën ajrore të Kuçovës, do të bëhet nga personeli i Forcës Ajrore, Personeli fiks i Bazës Ajrore të Kuçovës dhe personeli i NATO-s. Po ashtu, në vijim do të ketë edhe personel shtesë që do të vlerësohet në një fazë tjetër, sipas nevojave. Baza ajrore e Kuçovës, është përzgjedhur mes dhjetëra bazave të tjera ajrore të NATO-s, pasi ka pozicionin gjeostrategjik tejet të favorshëm në detin Mesdhe.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Edi Rama po pritet me duartrokitje e brohoritje nga shqiptarët në Greqi

Kryeministri, Edi Rama po pritet me duartrokitje e brohoritje nga shqiptarët në Greqi. I shoqëruar …