leoni

Lumir Abdixhiku

Lumir Abdixhiku: Kush humb rëndë në zgjedhje duhet të largohet nga drejtimi i partisë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se kush humb rëndë në zgjedhje duhet  largohet nga drejtimi i partisë. I pyetur nëse do të largohet nga drejtimi i LDK-së nëse humbet zgjedhjet, ai  tha se nuk e njeh humbjen si opsion dhe po bën përpjekjet maksimale që të kthejë LDK-në si parti fituese.  Fitoren e kam opsion, humbjen nuk e kam opsion. Do të bëj gjithçka që mundem për një rikthim të madh të LDK-së. Them që mund të marr kohë. Kemi marrë një rezultat të rëndë më 14 Shkurt. Kemi bërë një rikuperim me 14 Nëntor. Do të përpiqemi më tutje. Procesi është i gjatë, por ka një standard në LDK që është vendosur prej të tjerëve që në rast të rezultateve  jo të mira, të largohemi, sepse duhet të vazhdojmë dhe le të  vijnë të tjerët, ka thënë Lumir Abdixhiku.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …