Lumir Abdixhiku: Opozitën do ta bëjmë në Kuvend, studio televizive dhe në takime me qytetarë e jo si LV-ja

Lumir Abdixhiku uron Kurban Bajramin: Ditë reflektimi, mirësie dhe bashkimi

Kryetari i Lidhjes Demokratike e Kosovës dhe kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e Kurban Bajramit. Ai ka theksuar se kjo festë duhet të shërbejë si moment reflektimi, mirësie dhe bashkimi mes njerëzve. “Në këtë ditë të shenjtë të Kurban Bajramit, ju uroj nga zemra paqe, shëndet, harmoni dhe begati në familjet tuaja. Uroj që Krijuesi t’ju bekojë me mbarësi, qetësi shpirtërore e mirësi në çdo vatër tuajën”, ka shkruar Abdixhiku. Ai ka shtuar se Kurban Bajrami rikujton vlerat themelore njerëzore si sakrifica, solidariteti dhe kujdesi për ata që kanë më shumë nevojë. “Është një ditë reflektimi, mirësie e bashkimi; një ditë që na rikujton se forca e një shoqërie matet me humanizmin, respektin dhe dashurinë që ndajmë mes vete, por edhe me besimin e falënderimin ndaj Krijuesit”, thuhet në urimin e tij.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza: Sot, edhe nga këtu, po u themi qartë: ata nuk janë vetëm

Organizuar nga platforma “Liria ka Emër”, sot në Prishtinë u orginizu aktiviteti për nisjen llogaritjen …