Ulrike

Lunaçek: Vizat pas demarkacionit dhe luftës pa kompromis kundër korrupsionit

Zëvendës-kryetarja e Parlamentit Evropian dhe raportuesja për Kosovën, Ulrike Lunaçek, ka thënë se drita jeshile nga Komisioni për liberalizim të vizave, me kusht që të përmbushen edhe dy kushtet e mbetura, ishte lajm shumë i mirë vitin e kaluar. “Ngecja aktuale duhet të marrë fund. Dy kushtet e mbetura munden dhe duhet të plotësohen shpejt nga Kosova: ratifikimi i demarkacionit të kufirit me Malin e Zi është një domosdoshmëri. Dhe, natyrisht, Qeveria e Kosovës duhet të japë rezultate edhe në lidhje me kushtin tjetër: arritjen e një progresi të mëtejmë në luftimin e korrupsionit dhe të krimit të organizuar në nivelin e lartë. Korrupsioni ende mbetet i përhapur, sikur edhe në vendet e tjera të rajonit. Për këtë shkak, luftimi i korrupsionit tanimë është një kusht pa të cilin nuk ka liberalizim, ka nënvizuar Lunaçek në një shkrim autorial.

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 35 orë përgjime ndaj Thaçit në Hagë, mbrojtja akuzon Prokurorinë për ngarkesë dhe ndryshim përkthimesh

Ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po mbahet në qendrën e paraburgimit në Hagë, …