MIT
kek
Airport Adem Jashari
tv dielli
Fillimi / Opinione / Lutfi Coka: Janë hedhur themelet gabim!
Lutfi Coka

Lutfi Coka: Janë hedhur themelet gabim!

Themelet i kanë vënë shtrembër. Themelet i kanë vënë të këqija. Farën dhe rrënjën e sistemit të botës e kanë hedhur të shtrembër. E kanë kurdis botën mbrapshtë. Bazën e sistemit e kanë vënë keq. Themelet janë të mbrapshta. Me qëllim. Me kriza, me sëmundje, me luftëra, me varfëri, me banka, me dhunë, me pakënaqësi, me pasiguri. Prandaj pasojat janë tragjike. Prandaj po i përjetojmë të gjitha këto. Jo vetëm ne. Një herë e lavdëronin komunizmin dhe  shanin Zotin. E lavdëronin   Enverin. E lavdëronin ateizmin dhe e shanin fenë. Tani e lavdërojnë perëndimin materialist e prapë e shajnë shpirtëroren. E lavdërojnë jetën e lirë të pakontrolluar dhe e shajnë jetën e lirë të kontrolluar.

Tash e lavdërojnë amoralitetin, dhe prapë e shajnë moralin. Spekulojnë me modernitetin, duke rrënuar tradicionalen. Lavdërojnë anti-vlera, sepse janë nga perëndimi, për të sharë prapë vlerat sepse janë nga lindja!!! Lavdërojnë njerëz antimoralë, antikombëtarë, antifetarë, që t’i akuzojnë njerëzit moralë, njerëzit kombëtarë dhe njerëzit fetarë. Spekulant të truve të shpëlarë.  Prej nga udhëhiqemi  ne.

Vetëm se fatkeqësisht, Shqipëria shumë e prishur të tregon se lart janë njerëzit që prodhojnë pasojat që po i përjetojmë!  Mashtrim i qëllimshëm. Shtrembërim i qëllimshëm. Shtrembërim i planifikuar i të vërtetës historike, fetare, politike, filozofike. Shkatërrim i planifikuar i rinisë, i femrës, i familjes, i ekonomisë, i arsimit, i shëndetësisë, i institucioneve. Etiketim i planifikuar, akuzim dhe ofendim i planifikuar. Planifikimi i fukarallëkut. Prapambeturi e planifikuar. Planifikim i çdo gjëje të keqe. Shpallja e planifikuar e “kulturës së keqe”, Shpallja e planifikuar gjoja e rrezikut nga dikush.

Planifikim i qëllimshëm i ngjarjeve, i lëvizjeve, partive, i OJQ-ve, protestave, kryengritjeve, puçeve, zgjedhjeve, lojërave, arenave politike. Çdo gjë arenë. Regjisorët, aktorët. Populli i përshtatshëm për t’u përpunuar.  Programi për shqiptarët …Të përhapet: Droga, prostitucioni, aborti, jeta jashtëmartesore, mos-martesa, vrasjet, dëshpërimi, braktisja e fëmijëve, dashuria për qentë dhe macet, trafikimi-kontrabanda, kriminaliteti i llojllojshëm, vetëvrasjet, korrupsioni, shthurja e njeriut, e familjes, e shoqërisë, prishja e traditave, e moralit, shkombëtarizimi. Tradhtia bashkëshortore, sida, homoseksualiteti, trazirat. Paganizmi dhe ateizmi. Kriza ekonomike, fukarallëku, pasiguria ekonomike e politike dhe kriza e çdo lloji tjetër. Prodhimi i spiunëve, tradhtarëve. Prodhimi i refugjatëve dhe ikja nga vendi i tyre. Qeveritë  janë  kukulla të korruptuara në duar të korruptuesve kombëtarë e ndërkombëtarë!

E për popull të mos mërzitet askush! Kronika e zezë U vra, u ther, u mbyt,  u trafikuan, u dhunuan, u zhdukën, krim ndaj burrit, gruas, djalit, vajzës, nënës, babës, gjyshit, gjyshes. Të gjithë shqiptarë. Zogj  të ishin, shoqëria duhet të organizohet për t’i ndaluar këta.  Edhe pse sot e kanë bërë më të pavlerë njeriun se sa zogun. Donin shqiptar të pashpirt. E njeriu i pashpirt është njeri pa komb dhe pa atdhe. Ja, si ka dashur të na shohë bota.

Prapë  të kthehemi në rrënjët tona?! A në mënyrën e jetës? A në veshje? A në ushqim? A në mënyrën e punimit të tokës tonë? Në ndërtim, në punë, në sistemin e jetës, ne sistemin shoqëror, në kulturë?  Intelektualët e Perëndimit dhe të Lindjes po e kuptojnë të vërteten. Kur njeriu mbetet vetëm shkollar e jo I ditur. Kjo është e qartë. E nëse dikush dëshiron të gënjejë, mashtron veten. Dhe i bënë dëm vetes së tij, dhe atyre që shkojnë pas tij. Edhe pse është e qartë se koha njëherë është ende e tyre. Shamia. Ali Shukriu, ishte i pari që ia hoqi ferexhenë nënës së tij. Komunistët anti-islamë, e luftonin shaminë në të gjitha anët. Të mësuar nga rusët, nga serbët, komunistët luftonin nderin. Donin që femra shqiptare të ishte e zbuluar. Ali shukritë e rinj, rusët e rinj, kinezët e rinj, serbët e rinj, nuk po ndalen atje ku kanë nisur të vjetrit. Këta janë prapë kundër shamisë dhe kundër nderit të femrave shqiptare. Vetëm le të shohin se rrugën e kujt janë duke vazhduar! Të alishukrizmit dhe padronëve të tij. E Nënë Tereza me shami askujt nuk i pengon. As në përmendore! Krejt janë ngritur Zotin nuk po e lënë të hyjë në shkollë: Komunistët, paganët, politeistët, laikët, socialistët, marksistët, demokratët, katolikët, ortodoksët, protestantët me të gjitha drejtimet e tyre, të pa fetë, ateistët. Vetëm muslimanët po kërkojnë që Zoti të hyjë në shkolla.

Kush pra është me Zotin, e kush kundër Zotit?! Tanimë, krejt është bërë e qartë se cila fe është e Zotit dhe cilat fe janë të njeriut dhe anti Zotit. Krejtësisht e qartë. 5000 Rreth 5000 priftërinj të kishës katolike, vetëm në Amerikë të akuzuar për pedofili, dhunues seksualë ndaj fëmijëve, homo. Vetëm të Kishës katolike dhe vetëm ata që janë paraqitur. Vetëm një sikur të ishte, do të mjaftonte. Dhe sikur të gjenin në tërë botën vetëm një hoxhë, dijetar, të përkushtuar ndaj Islamit dhe homo, krejt bota do të shkruante për të. Dhe do të na përqeshnin fenë. E rreth 5000 priftërinj homo dhe asgjë askujt!!! Bile, po kanë guxim e po na thërrasin në fenë e këtyre priftërinjve!!! Ja, po shihet se nuk e kanë për fe.

Kishat janë zbrazur në tërësi dhe gati askush më nuk kryen kurrfarë rituale fetare. Fjalët dhe fjalimet e priftërinjve dhe të vetë Papës janë fjalime politike e jo për Zotin. Kështu po thonë vetë. E neve po na thërrasin! Zoti po thotë: Ata dëshirojnë që edhe ju të mos besoni, sikurse nuk besuan vetë, dhe të bëheni të njëjtë. Dhe Ata do t’ju luftojnë juve vazhdimisht për t’ju zmbrapsur, nëse munden, nga feja juaj. Ja qëllimi. Si peshku në zall Peshku po jeton në zall, atëherë kur valët e detit e hedhin në zall. Jeton si jeton. Sepse valët e lagin nga pak ndonjëherë. Ai as nuk vdes, as nuk jeton. Pra, kur themi si peshku në zall, nënkuptohet jeta as vdekur, as gjallë.

Njerëzit e mençur po na thonë shpeshherë se jeta jonë i përngjan jetës së peshkut në zall. Sepse peshkun e kanë nxjerrë nga sistemi i jetës së tij. E sistemi i jetës së tij është uji. Nëse e kthejnë në ujë, ia kthejnë jetën. Edhe me njeriun dhe njerëzinë është njëlloj. Të gjithë tani po jetojnë si peshku në zall. Sepse, njeriun e kanë nxjerrë nga sistemi i njeriut. E sistemi i njeriut është vetë sistemi të cilin Zoti e ka krijuar për njeriun. Ne e kemi nxjerrë njeriun gati të tërin nga sistemi i njeriut, prandaj po themi po jetojmë si peshku në zall. Kthejeni peshkun në ujë, o njerëz, dhe kthejeni njeriun në sistemin e njeriut, o njerëz! Kthimi në themel Çdo gjë ka lëvizur shumë nga themeli. Prandaj i kemi punët keq. Guri kur lëviz nga vendi nuk i ka punët mirë. Prandaj, që të bëhet mirë, duhen kthyer gjërat në themelin e tyre. Guri të kthehet në vendin e vet. Njeriu në vendin e vet. Çdo gjë të kthehet në vendin e vet. Çdo kush të kthehet në vendin e tij. Dhe çdo gjë do të bëhet mirë, kur gjërat shkojnë në vendin e vet. Kush të na tregojë se ku e ka vendin secili?

Kontrolloni gjithashtu

Bahri Bivolaku

Bahri Bivolaku: Grenell Politika apo zhveshja nga folklori i politikës

Në të gjithë karrierën e tij politike shoh të ngatërruarit e pasojës me shkakun.Tani në ...