Brickos

Lutfi Haziri

Lutfi Haziri deklaron se kryeministri, Albin Kurti, do të mbahet mend për hapjen e Kosovës me Serbinë

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se kryeministri, Albin  Kurti. do të mbahet mend për hapjen e Kosovës me Serbinë. Të gjithë kryeministrat para tij  e kanë hapur Kosovën në raport me Shqipërinë, me Maqedoninë e Veriut e me Malin e Zi. I vetmi që e ka formalizuar hapjen totale ndaj Serbisë është Albin Kurti sepse të gjithë qytetarët e Kosovës të pakicës serbe të cilët kanë dy shtetësi, tani do t’i përdorin letërnjoftimet serbe për hyrje-dalje në të gjitha vendkalimet kufitare. Kjo është situata që edhe Prishtina ndihet fituese në këtë marrëveshje sepse lehtëson hyrje-daljet e qytetarëve, e po ashtu edhe Beogradi ndihet fitues sepse ka detyruar që qytetarët e Kosovës të pakicës serbe kanë të drejtë ta kenë letërnjoftimin e Serbisë dhe të hyjnë e të dalin me dokument të Serbisë e jo të Kosovës”.

Kontrolloni gjithashtu

Procesi i regjistrimit të popullatës në Kosovë filloi më 5 prill dhe do të vazhdojë deri më 17 maj të këtij viti

Në një konferencë për media të mbajtur sot nga Agjencia e Statistikave të Kosovës , …