Lutfi Haziri thotë se LDK e parapelqen koalicionin me Vetëvendosjen dhe PSD-në, por kurrë me PDK-në

Lutfi Haziri thotë se LDK e parapelqen koalicionin me Vetëvendosjen dhe PSD-në, por kurrë me PDK-në

Lidhja Demokratike e Kosovës para dy vjetësh e gjysmë i ka dhënë fund bashkëpunimit me Partinë Demokratike të Kosovës, pasi që janë dëshmuar si rrënues të urave të bashkëpunimit. Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri, duke shtuar se jo vetëm subjektet politike, por as qytetarët nuk kanë më besim në PDK-në e Kadri Veselit. Derisa thotë “kurrë” për një bashkëpunim politik me PDK-në, numri dy i LDK-së thotë se ka tendencë për një bashkëpunim në të ardhmen me Lëvizjen Vetëvendosje të Albin Kurtit dhe me Partinë Socialdemokrate të Shpend Ahmetit. “Natyrisht bashkëpunimi opozitar me Vetëvendosjen dhe me PSD-në është bashkëpunim në nivel të liderëve, që është serioz. Kështu që tendencat janë të bashkëpunojmë, por është kryetari i LDK-së dhe Kryesia e LDK-së përmes Këshillit të Përgjithshëm do ta bëjnë vlerësimin final”, shprehet Haziri.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …