Macron pret Ramën në Paris: Franca mbështet integrimin evropian të Shqipërisë

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka pritur në Pallatin Élize kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, duke vlerësuar nivelin e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe duke riafirmuar mbështetjen franceze për rrugën evropiane të Shqipërisë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Macron publikoi një fotografi nga takimi me Ramën dhe theksoi se dinamika e marrëdhënieve dypalëshe në fusha si inovacioni, arsimi, kultura dhe turizmi pasqyron afërsinë mes Francës dhe Shqipërisë. Presidenti francez u shpreh se të dyja vendet synojnë t’i japin një shtysë të re bashkëpunimit, duke forcuar më tej marrëdhëniet ekonomike dhe partneritetin në fushën e mbrojtjes. Macron ritheksoi gjithashtu mbështetjen e Francës për integrimin evropian të Shqipërisë, duke nënvizuar rëndësinë e vazhdimit të reformave të nevojshme për avancimin e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Kontrolloni gjithashtu

Xhafer Gashi ka bërë me dije se do të kandidojë edhe për nja mandat për kryetar të Komunës së Kastriotit

“Atdheu përpara vetes” – Xhafer Gashi jep dorëheqje nga të gjitha pozitat në LDK

Bashkëluftëtari i Heroit Agim Ramadani, ish-kryetari i Kastriotit dhe kryetari i Degës së LDK-së në …