Bardhyl Mahmuti: Është neveritëse keqardhja aq e madhe e disa shqiptarëve për vrasjen e Ivanoviqit

Mahmuti: Zgjedhjet e 11 qershorit, referendum!

Politologu Bardhyl Mahmuti zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 11 qershor i ka vlerësuar si referendum. Ai në një postim të tij ka shkruar më 11 qershor 2017 populli i Kosovës ndodhet para një referendumi për t’ua treguar vendin të gjithë atyre që ëndërrojnë ta kthejnë Serbinë në Kosovë! Ai ka bërë thirrje që më 11 qershor të mbështetet koalicioni PDK-AAK-Nisma. “Zgjedhjet e 11 qershorit – Referendum! Që nga 11 qershori i vitit 1999 kur hyri në fuqi Marrëveshja e Kumanovës për tërheqjen e forcave serbe nga Kosova, Serbia nuk ka ndalur propagandën për gjoja okupimin e Kosovës dhe domosdoshmërinë e çlirimit të saj! Edhe në Kosovë ëndrra e tyre “për çlirimin e Kosovës nga terroristët e UÇK-së” po mbahet gjallë përmes pjellës politike të komunizmit jugosllav. Më 11 qershor 2017 populli i Kosovës ndodhet para një Referendumi për t’ua treguar vendin të gjithë atyre që ëndërrojnë ta kthejnë Serbinë në Kosovë! Për këtë arsye mobilizimi i përgjithshëm është jetik për Kosovën. Koalicioni PDK-AAK-NISMA-Lëvizja për Bashkim janë shpresë e vetme se ëndrrës serbe për Kosovën i ka ardhur fundi dhe se vendi i Kosovës nuk është Lindje por në strukturat euroatlantike”, ka theksuar Bardhyl Mahmuti.

 

Kontrolloni gjithashtu

Rexhep Selimi

Mbrojtja e Rexhep Selimit, ka kërkuar lirimin e tij nga paraburgimi deri në 30 ditë para fillimit të gjykimit

Në përgjigje ndaj kërkesës së Zyrës së Prokurorit të Gjykatës Speciale, avokati i  Rexhep Selimit, …