Brickos

Ridvan Bode

Maja e Ajsbergut e korrupsionit, Ridvan Bode, anëtar në Bordin Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë, i propozuar nga PS-ja

Ish-ministri i Financave të Partisë Demokratike, Ridvan Bode do të jetë anëtar në Bordin Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë i propozuar nga Qeveria e majtë. Bode është maja e Ajsbergut  e korrupsionit të ish-qeverisë Berisha. Vetë Rama gjatë fushatës elektorale të 2013 e akuzoi si ministrin që fshihej pas aferës korruptive të Lotarisë Kombëtare duke premtuar ndëshkimin e tij pas ardhjes në pushtet. Bode u padit gjithashtu nga ILDKPIK për fshehje pasurie dhe pastrim parash pas deklarimit të fundit si ministër ku rezultonte se ai posedonte rreth 1.2 miliard lekë pasuri, kryesisht në emër të gruas së dytë, e maskuar si investime në bono thesari. Gjithashtu ish-ministri i Financave, Shkëlqim Cani, pas hyri në zyrën e Bodes bëri gati denoncimin të cilin më pas e tërhoqi. Cani paralajmëroi sistematikisht se do të çonte Ridvan Boden në prokurori për shkeljen e kufirit të borxhit të parashikuar në ligj, për fshehjen e borxhit, abuzimeve me rimbursimin e TVSH etj, për dëme ndaj shtetit që kapnin shifrën e 700 milion eurove.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …