Majlinda Bregu dhe Federica Mogherini nënshkruajnë Memorandumin e Mirëkuptimit mes RCC dhe Kolegjit të Evropës

Majlinda Bregu dhe Federica Mogherini nënshkruajnë Memorandumin e Mirëkuptimit mes RCC dhe Kolegjit të Evropës

Majlinda Bregu, Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC) dhe Federica Mogerini, Rektore e Kolegjit të Evropës, nënshkruan sot në Tiranë një Memorandum Mirëkuptimi për zhvillimin dhe forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy institucioneve. “Fuqizimi i kapitalit njerëzor, krijimi i mundësive të punësimit, nxitja e aftësive të të rinjve janë në fokusin e axhendës së e RCC-së, prandaj qëllimi kryesor i këtij Memorandumi është t’i mundësojë RCC-së ofrimin e një bursë të plotë, çdo vit, për një student nga Evropa Juglindore, përfshirë Ballkanin Perëndimor, në Kolegjin e Evropës, Kampusi i Tiranës. Kjo është një iniciativë që ndërmeret për herë të parë nga RCC. Është një ndërmarrje më shumë nga çfarë kemi kemi bërë deri tani për axhendën rinore – përmirësimin e politikave, programet e lëvizshmërisë, praktika pune të paguara – më shumë se 30 studentë kanë qenë praktikantë në RCC-, biseda të hapura, vizita në universitete, etj.,” tha znj. Bregu. Bursa e ofruar nga RCC do të mbulojë tarifën për shkollimin, akomodimin dhe ndër të tjera, udhëtimet studimore akademike. Studenti i mbështetur do të zgjidhet nëpërmjet aplikimit, në përputhje me kërkesat e Kolegjit të Evropës. Kurset do të fillojnë në gusht.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …