Makfire Beqiri-Asllani: Ta kesh në duar romanin, “Betimi i motrës”, nuk është e thjeshtë!

Secili ka mënyrën e të lexuarit, ndjeshmërisë, e unë, unë kurrë s’kam për ta harrua betimin që edhe pse qe tejet i rëndë për Zanën, betim i cili  është hyjnizuar në mendjen tim, në shpirtin tim.

Kur fillova ta lexoja këtë roman, kishte rënë nata mbi Prishtinë, qyteti ra në gjumë çuditërisht si kurrë më parë, si kurrë më herët!

 

Ndoshta edhe ka pasur  zhurmë si zakonisht por, më pushtoi romani që në fillim ,dhe,  në mua po ndodhte diçka e pazakontë. Harrova brengat e hallet personale që më ndiqnin në çdo frymëmarrje, imagjinata ime më dërgoi atje në qelinë e burgut, ku po qëndronte syrgjynosur autori i Romanit i cili na sjell edhe diçka të pazakontë për të “burgosurin politik”, ku mësova për herë të dytë në jetën teme që i burgosuri i jep bukurinë qelisë më edukatën prej NJERIU të veçantë prej shqiptari i cili sikur rrëfehet nga ndonjë kullë e shenjtë ku me patjetër duhet ta kesh kujdes edukatën, urtinë, respektin për shokët e burgut, respekt dhe për gardianët aty,( jo nga tuta nga ata por nga respekti për IDEALET PSE ishte aty) dhe jo nga dyshemeja e muret e ftohta akull i zi, me një dritare me madhësi sa për ta zënë trupin e ndonjë pëllumbi që po këndonte këngë vajesh…, Ai që e gjeti Zanën e vrarë në çdo minutë të jetës së saj,  dhe kjo më bind se aty dergjej shqiptari i pabindur karshi syrgjynosjes së pashembullt që po duronte,  për kë? Për vete? JO.

Plasi dhe guri nga xhelozia për IDEALIN e Tij që s’po thyhej pa s’po thyhej, të gjitha këto, për mua, për ty, për ne duke i lënë lotin e ndryrë Pragut e vuajtje pambarim Familjes, ( tani më pikojnë lotët…).

 

Ti që do e lexosh romanin “ Betimi i motrës”, para se të fillosh, ngopu  bukë e ujë, që të mos kesh uri dhe etje, pastaj duhet ta mbyllësh telefonin, duhet të jetë e  ditë e shtune që të rrish mbyllur në dhomë, duhet të jeni ti dhe romani, askush tjetër, përndryshe po u ndërpreve veç një minutë, do të pikëllohesh, ndarja nga romani është e pamundur pos nëse plas lufta e radhës në Kosovë…

Romanin, ma ka  dhurua Arbana ku dhe i vura nofkën “Lulja e Kosovës”, mbase dhe i mbeta shumë borxh duke mos ia thënë të gjitha, të gjitha atributet që i ka kjo bijë e një idealisti, e një luftëtari të lirisë…

 

 

Tani që e kam të njohur romanin e shkruar nga (ishte) i burgosuri politik, sa po shkruaja këtu, truri ma liroi një kujtim jo të mirë për një tjetër (ish) të burgosur politik i cili më pati bind se jo të gjithë të dënuarit (politikë) meritonin respektin. Nga ai rast nisa po mendoja sipas realitetit dhe jo sipas zemrës time,  e cila shpesh u tregua naive.

 

Idealisti i sakrificës  aë pa shoqe nëpër gjithë jetën e tij dhe, edhe në këto momente ( e bindur jam) sapo shkruaj këtu, më ndjeni por, dallon, është i veçantë dhe, besoj që e dini të gjithë ju që e njihni. Njoftohuni dhe ju që s’e keni njohur Autorin.

 

Modestia e tij e tepërt , vonë na mësoi nga kush vjen ky Krye Hero që frymon heshtas në mesin tonë atje në “Istikamin” në Prishtinë, që në rrethana të arrira kohore, Gjak-rojet i bëjnë roje gjithë historisë sonë tragjike në një ambient “gunga-gunga” e me kushte sa një qoshe e hollëve të objekteve radio-televizive vendore, tek të cilat kur kyçëm rrallë ndonjëherë, më fiken vite jete…

 

Thjeshtë, unë kam ngelur  në klasën e parë të demokracisë.  Profesorit, Ahmet i urojmë shëndetin e pranverave, qëndresën e maleve, forcën e shkëmbit, ngjyrën e oqeanit që mos t’ i shterojë kurrë ngjyra e penës duke vulosur shenja mbi letrën e bardhë!

 

Mirë se erdhe me “Zanën” e cila vitet e rinisë i varrosi në themelet e fjalës së dhënë vetës dhe vëllezërve të saj,  për të cilët tradhtarëve u mori gjak mbi vetull në pikë të ditës gjë për të cilën vuajti tmerrësisht,  dhe, ju do e mësoni vet në roman një jetë e një fund të çuditshëm për të!

 

Urime, Autor i nderuar dhe, nuk gjendet fjalë,  asnjë forcë për ta thënë FALËNDERIMIN meritor.

 

Ta paçim borxh respektin, leximin e librave, të romaneve, ti je  i gjalli i  syrgjynosur jetës, për ne, për atdheun ku e solle edhe Zanën e bukur me fatin tragjik të shqiptarëve që ishin kokërr kripe në sytë e armiqve.

Shkronjat Tua kanë zë.

 

Prishtinë

28. 9. 2022

Kontrolloni gjithashtu

Albert Z. Zholi

Albert Z. ZHOLI:  Dita Botërore e  librit dhe e kriza e së drejtës së autorit në Shqipëri

 Dita Botërore e  librit dhe e kriza e së drejtës së autorit në Shqipëri Shqipëria …